Para se Biden të shkojë në Shtëpinë e Bardhë asaj do i bëhet një dezinfektim dhe pastrim i thellë

Para se Joe Biden të futet në Shtëpinë e Bardhë ajo do i nënshtrohet një pastrimi të thellë i cili do të zgjatë për pesë orë.

Por me pandeminë globale të COVID-19, më 20 janar ky pastrim i detajuar pritet të zgjatë paksa më shumë, kanë bërë të ditur zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë.

Shërbimet e përgjithshme të administratës, ka njoftuar se do të kryhet dezinfektimi dhe pastrimi i thellë i çdo sipërfaqe të Shtëpisë së Bardhë në dhjetëra mijëra katrorë.

Presidenti i zgjedhur, Joe Biden pritet që të marrë detyrën më 20 janar.