Mediat e huaja jehonë për vdekjen e Klodian Rashës: Vrasja e 25-vjeçarit fatale
Mediat e huaja kanë përcjellë protestën e të rinjve për vrasjen e Klodian Rashës, nga një efektiv policie.
Duke e quajtur fatale vrasjen e të riut 25-vjeçar, Washington Post shkruan: "Qindra shqiptarë protestuan të mërkurën mbi humbjen fatale të 25-vjeçarit i cili u vra nga polici, pasi shkeli shtetrrethim e vendosur për shkak të pandemisë."
Reuters sjell në vëmendje edhe kërkesën e protestuesve, që ka të bëjë me dorëheqjen e mininistrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.
“Protestuesit që kërkonin dorëheqjen e ministrit të brendshëm hodhën objekte në ministrinë e tij dhe i vunë flakën pemëve të Krishtlindjes ndërsa policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Policia përdori gaz lotsjellës të mërkurën vonë për të shpërndarë qindra shqiptarë që protestonin për vrasjen nga policia të një të riu, për të cilin autoritetet thanë se kishte shkelur shtetrrethimin brenda natës të vendosur për të ndaluar përhapjen e koronavirusit”, shkruan Reuters.
Edhe Associated Press ka përcjellë protestën dhe itinerarin e protestueseve.
"Ata gjithashtu dëmtuan dekorimet e Vitit të Ri në sheshin kryesor Skënderbej. Më vonë protestuesit u zhvendosën në stacionin e policisë së Tiranës dhe dogjën koshat e plehrave”, shkruan.
Nga protesta e të mërkurës u lënduan disa persona, mes tyre protestues, gazetarë dhe efektivë policie.