Biden dhe Harris zgjidhen "Personi i Vitit" nga Revista Time

Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden dhe zëvendësja e tij Kamala Harris janë zgjedhur "Person i Vitit" nga revista “Time” për vitin 2020.

“Për ndryshimin e historisë amerikane, për të treguar se forcat e ndjeshmërisë janë më të mëdha se të ndarjes, për të ndarë një vizion shërues në një botë të pikëlluar, Joe Biden dhe Kamala Harris janë personi i vitit 2020 i TIME”, shkroi kryeredaktori i “Time” Edëard Felsenthal.

Dyshja e demokratëve u zgjodh mes tre finalistëve të tjerë: punëtorët e kujdesit shëndetësor dhe Anthony Fauci, levizja racore e drjetësisë dhe Presidenti Trump.

Në kopertinën e revistës “Time” shfaqen portretet e Biden, 78 vjeç dhe Harris, 56 vjeç, me nëntitullin "Ndryshimi i historisë së Amerikës". Harris është Zëvendës Presidentja e parë që zgjidhet Person i Vitit.

Çmimi i revistës Time - i dhënë çdo vit që nga viti 1927 - nderon një person, një grup, një ide ose një objekt që “për të mirë ose për të keq” ka pasur ndikimin më të madh përgjatë 12 muajve.

Revista ka vlerësuar me “Kujdestarët e vitit” dr. Anthony Fauci, anëtari kryesor i Task Forcës për koronavirusin në SHBA dhe aktivistët e lëvizjes Black Lives Matters, pas vrasjes së George Floyd.

Për 2019 “personi I vitit” u vlerësua aktivistja adoleshente për ndryshimin e klimës Greta Thunberg ndërsa presidenti amerikan Donald Trump në 2016.