Zbulohet mozaiku i shek.V, arkeologët: Zbulim i një rëndësie të madhe
Arkeologët kanë zbuluar mozaikun e parë romak të shekullit të 5-të, një zbulim me rëndësi historike të madhe që mund të ndryshojë mënyrën se si historianët shohin periudhën në të cilën daton.
Mozaiku u zbulua në Chedworth Roman Villa në Gloucestershire, Angli në 2017, por testimi për të verifikuar moshën e dyshemesë sapo ka përfunduar, sipas “National Trust”.
Data është e rëndësishme sepse besohej se qytetet dhe vilat u shkatërruan pasi u braktisën pas një përplasje ekonomike në shekullin e 4-të.
Martin Papworth, arkeolog i National Trust, tha se shekulli i 5-të shënon fundin e epokës Romake në Britani dhe fillimin e Epokës së Errët - kur nga disa historianë mendohet se shoqëria është përkeqësuar në Evropën perëndimore si rezultat i tërheqjes romake.
Nga periudhat e errëta, sipas “National Trust”, mbijetojnë pak dokumente, me prova arkeologjike të pakta.
Chedworth Roman Villa është një nga vilat më të mëdha romake të njohura në vend dhe një nga më të ruajturat, sipas National Trust.
Pas përfundimit të sundimit Romak në Britani, ushtria dhe punonjësit e shërbimit civil nuk paguheshin më, gjë që shkaktoi "rënie të prodhimit" midis industrive artizanale dhe të shërbimit, tha Papworth në një deklaratë. Cilësia e modelit të mozaikut pasqyron këtë, pasi Trusti Kombëtar tha se ishte me "cilësi më të dobët" sesa ato të krijuara në shekullin e 4-të.