Ilaçe anticovid dhe substanca dopping me vlerë 73 mln euro, megaoperacioni që "shkundi" Europën
Autoritetet policore italiane e europiane kanë bërë publik mbylljen e megaoperacionit ndërkombëtar të koduar "Shield" me qëllim mbrojtjen e shëndetit publike e në luftë kundër farma krimit gjatë emergjencës pandemike.
Operacioni u ekzekutua në 19 vende anëtare të Bashkimit Europian si dhe në shtetet Shqipëri, Bosnjë Hercegovinë, Kolumbi Moldavi, Norvegji, Serbi, Maqedoni e Veriut, Urkainë nën koordinimin e OLAF (Zyra Europiane antimashtrim) e nën drejtimin e Europol.
Megaoperacioni Shield çoi në shkatërrimin e 25 grupeve kriminale, në sekuestrimin e barnave mjekësorë e instrumente mbrojtëse anti Covid me vlerë 73 milionë euro, në arrestimin e 667 personave, në sekuestrimin e 10 laboratorëve mjekësorë klandestinë, në denoncimin e 1282 personave, në monitorimin e 4009 portaleve web e në mbylljen e 453 prej tyre.
Në Itali në kuadër të këtij operacioni janë mbyllur 132 portale online, janë ekzekutuar 13 urdhër arrestime, 485 denoncime, janë sekuestruar mijëra barna e instrumente mjekësore Covid 19 të paligjshme, e substancë dopping me vlerë 6 milionë euro.