Joe Biden dhe Kamala Harris shpallen si “Personazhet e Vitit 2020” nga revista e njohur
Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden dhe Kamala Harris janë zgjedhur nga revista Time si "Personazhet e Vitit" për vitin 2020.
“Çështja Biden-Harris përfaqëson diçka historike” ka shkruar revista "Time" në llogarinë e tyre në Twitter.
Dyshja demokrate mundi tre finalistë të tjerë të cilët ishin punonjësit shëndetësor në vijën e frontit, Anthony Faucin si dhe presidenti në largim Donald Trump.
Ndryshe, revista Time që nga viti 1927 ka zgjedhur personin më me ndikim të vitit.
“Pasi ndryshuan historinë amerikane, dhe treguan se forcat e ndjeshmërisë janë më të mëdha se tërbimet e përçarjes, për ndarjen e një vizioni shërues në një botë të pikëlluar, Joe Biden dhe Kamala Harrisi ‘morën çmimin’ si Personazhi i Vitit në Time”- ka shkruar kryeredaktori i revistës, Edëard Felsenthal.