Protestuesit djegin dhe prishin zbukurimet, gurë dhe sharje ndaj bashkisë e Veliaj

Protestuesit për vrasjen e 25-vjeçarit Klodjan Rasha nga një efektiv policie janë zhvendosur nga kryeministria në qendër të Tiranës.

Ata janë përballur më gazin lotsjellës të policisë në disa momente.

Ndërkohë, protestuesit nuk e kanë kursyer mllefin e tyre as edhe ndaj zbukurimeve të bashkisë Tiranë, duke i prishur edhe pemën e madhe në qendër.

Ata kanë gjuajtur me gurë dhe sende të forca edhe ndërtesën e bashkisë, si dhe kanë nisur sharjet ndaj kryebashkiakut Veliaj.