Vila bosh mes baltës së Nartës, banorët: Jemi ankuar tek Dritan Leli, por vetëm tallen

Shtëpi bosh, e rrugë me baltë, është pamja e parë që ndeshesh në fshatin Nartë të Vlorës, ku banorët janë larguar për mungesë të investimeve. Rruga, uji e ndricimi janë shqetësimet që nuk kanë marrë kurrë zgjidhje edhe pse thonë se hallet ia kanë çuar në vesh direkt kryebashkiakut Drital Lelit.

Shtëpitë janë të reja, dy apo tre katëshe, por janë bosh.Në Nartë të Vlorës të pakta janë shtëpitë që banohen gjatë dimrit.

Ata që kanë mbetur janë kryesisht të moshuar. Të rinjtë thonë janë larguar për një jetë më mirë.

Rrugët që i mbyt balta pas çdo reshje shiu është shqetësimi që nuk ka marrë kurrë zgjidhje.

Mungesa e ujit, kanalizimeve dhe ndriçimit po ashtu.

BanorjaKanalizimet i hapën por nuk funksionon asgjë. Kanë ardhur i kanë pastruar gjysma. Ka 30 vite pa u pastruar. Vijnë ujërat e Panajasë dhe ne mbytemi çdo vit. Ne jemi të rregullt në pagesa

Shqetësimet ia kanë çuar kryebashkiakut Dritan Leli, por në vend të zgjidhjes thonë janë përballur me tallje.

Banori: Më ka rënë dhe gruaja invalidë këtu te kanali. Kam vajtur mbi një mijë herë, jam takuar dhe me Dritan Lelin por na sorollatën lart e poshtë, vetëm tallen.

Vjedhjet janë fenomen i përhapur në zonë dhe shtëpitë e pabanuara janë objektivi kryesor i hajdutëve.

https://youtu.be/eL22hy59YAo