Vaksina anticovid, Nikolla: Nuk kemi një datë të saktë për mbërritjen e saj në Shqipëri
Ditën e sotme bëri bujë lajmi i nisjes së vaksinimit anticovid në Britaninë e Madhe, ku personi i parë që u vaksinua ishte një grua e moshuar. Po ashtu edhe Rusia ka nisur me vaksinimin e popullatës.
Për këtë çështje zv/ministri i Shëndetësisë, Albert Nikolla në një intervistë për Ora News ka thënë se ende nuk ka një datë të saktë për mbërritjen e vaksinës në vendin tonë.
Sipas Nikollës, Shqipëria ka porositur për momentin 114 doza vaksinash, të cilat priten të miratohen nga EMA për tërheqjen e tyre dhe aplikimin mbi popullatën shqiptare.
Nikolla: Nuk ka një datë të saktë për mbërritjen e vaksinës në vendin tonë dhe nuk mund të ketë një datë të saktë pa e marrë përgjigjen nga Aleanca Botërore e Shëndetësisë me të cilën kemi firmosur një kontratë. Ne kemi porositur dhe tashmë janë paguar 114 mijë doza vaksine. Duke pasur parasysh se mund të nevojiten dy doza për një person, atëherë kemi llogaritur që të paktën të jenë rreth 650 mijë doza që do të mbulojnë pjesën më vulnerabël të shoqërisë. Data e saktë do të dalë kur kjo aleancë së bashku me organizmin e saj Covax ta japi këtë datë.
Ky është një proces në ecje. Në vendet europiane janë vetëm dy vende që e kanë nisur vaksinimin si Britania e Madhe dhe Rusia. Ndërkohë që vendet e tjera po presin që të marrin një përgjigje përmbyllëse nga EMA, që është organizmi europian që jep ok. Vaksinimi do të përdoret për publikune gjerë.
Intervista me gazetaren Matilda Mcini, përgatiti për online Tea Islamaj.