"Kam ardhur nga Italia ta shikoj për herë të fundit…", drama njerëzore në spitalet Covid
Ndryshe nga disa ditë më parë, oborri i spitalit "Shefqet Ndroqi" ishte i boshatisur nga autoambulancat.
Situata u paraqit e qetë deri në momentin që babë e bir i drejtohen këtij institucini me automjetin e tyre personal për të kërkuar ndihmën e nevojshme.
Mes tyre dhe punonjësve të spitalit pati edhe momente tensioni, ku dëgjohen ndër të tjera edhe akuza për vonesë të autoambulancës.
"Ku e ke 127, kërkoj oksigjen o zotëri."
Spitali "Shefqet Ndroqi" do të presë pacientë në gjendje të rëndë deri në mes të dhjetorit.
Një pjesë e familjarëve tregojnë se për disa ditë i afërmi i tyre është trajtuar në banesë dhe nuk ka marrë rimbursim të ilaçeve, ashtu siç është premtuar nga qeveria.
"150 mijë për 6 ditë. Pa rimbursim, i kemi blerë vetë ilaçet.Gjendja erdhi duke u përkeqësuar, ra në gjendje kome."
Për disa, pritja jashtë spitalit është bërë e përditshme.
"Nëpër hotele, ku të rrimë?"
Por ka edhe nga ata që kanë ardhur nga Italia për të parë për herë të fundit personin e tyre të dashur.
"Nuk e dimë se në çfarë gjendje është, nuk na thonë gjë. Jetoj në Itali, kam ardhur dje për ta parë të paktën për herë të fundit se nuk ka shpëtim. Vetëm ta shikoj."
Deri mesditën e kësaj të marte në 4 spitalet Covid ishin rreth 80 shtretër të lirë, dhe me plotësimin e tyre, pritet të hapen spitalet rajonale për të trajtuar të prekurit me Covid.
LEXO EDHE:
Koronavirusi, 753 raste të reja dhe 14 të vdekur në 24 orë, 11 pacientë në intubim