Dyshime për rindërtimin në Tiranë, banorët e Kombinatit: Bashkia po shemb pallatin për shesh ndërtimi
Pas më shumë se një viti nga tërmeti i 26 nëntorit shumë banorë ende nuk e dinë se çfarë do të ndodhë me shtëpitë e tyre.
Pas vlerësimit të ekspertëve shumë pallate u shpallën të pabanueshme e për disa të tjera u vlerësua se mjaftonte rikonstruksioni për t’i sjellë në kushtet normale.
"Ti ke thënë do ti prish, në rregull ndërtoji prapë këtu.Meqenëse ma argumenton të pamundshme riparimin ok, unë dua të riparohet se nuk besoj se ka problem".
Disa pallate në Kombinat u klasifikuan për rikonstruksion, por një vit më vonë janë njoftuar nga njësia administrative që pallatet do të shemben.
""Kryetari i njësisë administrative thotë largohu nga dyqani, mbylle NIPTI-n."
Banorët thonë se godina e tyre nuk dëme të mëdha dhe se ekspertët fillimisht e kanë vlerësuar të banueshëm.
"Pallati jonë është shpallur DS3. Edhe inspektimi i thelluar e ka shpallur të riparueshëm".
Kërkojnë nga Bashkia revokimin e vendimit.
"Ky pallat të prishet dhe të rindërttohet këtu ku është."
"Qeveria të më tregojë ku do ndërtohet, të më japë kontratën".
Sipas tyre ky ndryshim i statusit të pallatit ka ndodhur me qëllim për të shfrytëzuar hapësirën për ndërtime të reja.
"Ka shumë hipoteza, qendra komerciale, lulishte. Kam nostalgji, është mundi dhe djersa ime."
Në Kombinat pritet që të shemben 23 pallate disa prejt tyre pa demtime dhe vlerësuar nga ekspertët si të banueshme.