Kapshticë, në 24 orët e fundit hyjnë nga Greqia 214 persona dhe 44 kamionë, pritet fluks për festa
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Dhjetor 2020, 18:23
Gjatë 24 orëve të fundit kanë qenë hyrë nga Greqia në drejtim të tokës shqiptare 214 persona dhe 44 kamionë, informacion ky i konfirmuar nga drejtoria vendore e kufirit dhe emigracionit.
Pala greke nga dita e djeshme ka hapur në mënyrë të pjesshme kufirin, duke lejuar daljen nga Greqia në drejtim të Republikës së Shqipërisë për shtetasit shqiptarë dhe kamionët e tonazheve të rënda.
Shtetasit shqiptarë që dalin nga toka helene e hyjnë drejt tokës shqiptare lejohen të kalojnë kufirin vetëm në këmbë.
Ndërkohë që sipas autoriteteve tona kufitare bëhet me dije se ditët në vazhdim pritet që fluksi të jetë më i madh, përshkak të festave.
Momentalisht pika e kalimit kufitar të Kapshticës është duke punuar me dy sportele.