Vrasja e Klodian Rashës nga policia, reagon ashpër Vasili: Lleshaj shporru! U përpoqën të justifikonin krimin dhe të njollosin 25 vjeçarin

Vrasja e 25 vjeçarit Klodian Rasha nga efektivët e policisë ka tronditur mbarë opinionin publik.

Një reagim të ashpër ka pasur edhe nënkryetari i LSI, Petrit Vasili që ka kërkuar largimin e ministrit Sandër Lleshaj.

Vasili ka vijuar më tej duke shkruar se Policia ka zhvilluar disa deklarata të njëpasnjëshme kriminale, të cilat sipas tij ishin një mundësi justifikimi për krimin dhe tentativë për të njollosur viktimën.

“Nga kush po mbrohej e kercenohej policia, qe duhej te vriste djalin 25 vjecar??

Policet e Lleshajt zgjodhen te sillen si killer te vertete dhe ekzekutuan te riun 25 vjeçar.

Kufizimet e levizjes lidhen thjesht dhe vetem me pandemine dhe me asnje situate te jashtezakonshme, qe lidhet me tronditje te sigurise dhe rendit ndaj sjellja dhe veprimi i policise eshte nje krim i nje policie,armike te qytetareve, nje policie antiligj.

Policia me deklarata kriminale te njepasnjeshme u perpoq te justifikonte krimin e saj te poshter duke u perpjekur te njolloste 25 vjecarin e shkrete.

E gjithe kupola e policise eshte sot nen akuze per krim te rende dhe SPAK eshte perballe qytetareve te Shqiperise per te treguar se eshte ne krah te tyre apo te krimineleve.

Vija e kuqe eshte shkelur, dhunuar e krininalizuar”, shkruan Vasili.

LEXO EDHE: Tiranë: Polici i “Shqiponjave” vret 25 vjeçarin afër shtëpisë, arrestohet