Sokolaj: Vrasja ka ndodhur në orën 1:45, deklarata e policisë ka ardhur në 7:15, duhet transparencë

I ftuar në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, Trashgim Sokolaj, drejtor i informacionit i Ora News u shpreh se momenti i vrasjes ka ndodhur në orën 1:45, ndërsa deklarata e parë e policisë ka ardhur në orën 7:15 të mëngjesit.

Sokolaj: Momenti i vrasjes ka ndodhur në orën 1:45, ndërsa deklarata e parë e policisë ka ardhur në orën 7:15 të mëngjesit. Deklarata ka ardhur shumë orë pas ngjarjes. Në raste të tilla, policia duhet të bëjë transparencë të menjëhershme.

Media nuk ka pasur mundësi që të bëjë ato verifikimet e veta. Media nuk heton, por në rastet e përdorimit të armëve dhe forcës nga policia kur merr jetë, duhet të ketë transparencë. Prania e media në vendin e ngjarjes ka qenë shumë orë më vonë.  

https://youtu.be/7jy7rNzYHeY