BOOM - Banorët e Vaqarrit kundërshtojnë prishjen e shtëpive nga Bashkia e Tiranës: Shtet fashist!
Disa ditë me parë në Boom kemi transmetuar denoncimin e banorëve të Vaqarrit të cilët kane kundërshtuar masën e shpronësimit që i është vendosur për shtëpitë e tyre 500 lekë metri katror.
Ky çmim është qesharak duke e krahasuar me vlerën e tregut në këtë zone që varjon nga 50 deri në 70 euro.
Ndërkohë që banorët shpresonin që bashkia të rishikonte masën e kompensimit ka ndodhur ajo që nuk pritej.
Inspektorati i Mbrojtjes së territorit Bashkia Tiranë ka shkuar me fadroma në terren duke prishur shtëpitë e banorëve.
Banorët: Na kanë kompensuar me 500 lekë metri. Ne nuk kemi rënë dakord. Kur ka ardhur Veliaj këtu unë e takova dhe më tha që do të jeni të kënaqur me shpronësimin ndërsa kur shkova në bashki me mbyllen dyert. Si mund të më marrin pronën pa qenë unë dakord.
Shqetësimi i banorëve është se si mund t'i merret toka dhe objekti pronarit pa renë fillimisht dakord me vlerën e shpronësimit
Banori: Unë kam dyqan, më kanë kompensuar me 5 mijë lekë metri. Jam ankuar në bashki. Kam dërguar ankesat, por asnjë përgjigje. Unë kam dyqan, kam paguar tatimet, por ky fakt atyre nuk i intereson dhe do ma prishin. Bashkia nuk ka bërë marrëveshje me ne.
Banori: Ne kemi certifikatë pronësie. Kur shkuam te bashkia na thanë se është Covid, ndërsa kur vijnë këtu me fadroma nuk ka virus. Ka raste që nuk na i njohin fare pronat që kemi. Nuk duam gjë, duam vetëm pronën tonë.
Banori: Po prishet këtu në avlli, nuk jemi lajmëruar. Ne e kemi pronën me certifikatë. Më thonë që do të shembin ndërtesën, por nuk na shpronësojnë.