Demalia: Ne jetojmë me mite dhe presim mitet të na shpëtojnë, ndodh në shoqëri primitive
Në një intervistë për Ora News analisti Ilir Demalia komentoi zhvillimit e dhjetorit 1990.
Ai tha se ishte SHBA-ja ajo që shkatërroi nazizmin dhe fashizmin dhe se rijetësoi paqen në botë.
Demalia pohoi se ne nuk jemi të sinqertë me veten, se pavarësia nuk ishte ndonjë meritë e madhe e vendit tonë, dhe se ne krijojmë mite si Skënderbeu, si Ismail Qemali por dhe mite të rreme si Azem Hajdari
Demalia: Ishte SHBA-ja ajo që shkatërroi nazizmin dhe fashizmin. Amerika rijetësoi paqen në botë. Amerika është jë vend ky ka ndjenjë lirie dhe përgjegjësia qytetare. Këtë gjë nuk e kanë vendet e lindjes që kanë kaluar komunizmin, ndërsa ne nuk e kemi fare pasi kemi qenë gjithmonë të sunduar gjithmonë. Ne nuk jemi të sinqertë me veten. Pavarësia nuk ishte ndonjë meritë e madhe e jona, se e dimë se si u krijua ajo.
Ne krijojmë mite si Skënderbeu, si Ismail Qemali dhe Azem Hajdari, që e dimë se kush ishte. Nuk është vrarë në akt heroik Hajdari, por në luftë bandash.
Kjo është një gjendje ku ne gënjejmë dhe mashtrojmë. Këtë bëri edhe Rama duke manipuluar gjithë historikun e ngjarjes. Berisha kishte sot një shkrim që ishte një hartim i klasës së tetë, pa asnjë lloj analize. Dihet se kryesia e PD-së, ishte me 7 vetë që ishin bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit. Me këto mite dhe folklorizma nuk shkojmë asgjëkund. Rama po ashtu tha si Berisha që studentët e sollën rënie e komunizmit.
Komunizmi ra, ne u ngritëm pasi ra komunizmi. Shqipëria do të binde se u izolua politikisht dhe fizikisht. Tani të gjithë dalin si heronj. Ne kemi ngritur më shumë monumente cubash se sa të vlerave dhe moraleve.
Demalia hodhi dyshime mbi formimin e PD-së në vitin 1990 dhe tha se ka lindur në zyrat e Komitetit Qendror, ndërsa Berisha ka qenë i dërguari i Ramiz Alisë.
Demalia: Ne në Evropë duhet të hyjmë si kulturë dhe si mentalitet. Ne nuk i kemi këto parametra. Pushteti nuk iu mor Ramiz Alisë, këtë e tregon fakti se atëherë në themelimin e PD-së kishte 7 anëtarë të Sigurimit të Shtetit. Kjo erdhi si pasojë e ngjarjeve që kishin ndodhur më parë. Nuk kanë faj Berisha dhe Rama, por fajin e keni ju media që nuk i nxirrni deklaratat e tyre në atë vit. Se PD-ja në shpalljen e saj në Qytet Studenti thoshte se mirënjohja më e madhe shkon për presidentin e Ramiz Alija. Vetë Berisha ishte i dërguari i Ramiz Alisë. Nuk ka pasur lëvizje në vendin tonë, por vetëm lëvizje sporadike, se nuk ka pasur organizim. Nuk bëhet një parti brenda 3 ditësh dhe që ta rrëzojë pushtetin brenda 3 ditësh. Ajo është krijuar në zyrat e Komitetit Qendror.