Sarandë: Rrugët e Gjashtës i shtruan me beton por harruan ndriçimin e kanalizimet

Në fshatin Gjashtë, në Sarandë shtrimi me beton së fundmi i rrugëve të amortizuara, nuk i ka mbuluar problemet me të cilat përballen banorët

Mungesa e ndriçimit mbetet shqetësim pa zgjidhje. Mbrëmjet thonë se janë të rrezikshme.

Banorja: Këtu e 30 vjet që kam ardhur, e kam gjet dhe është akoma sot e kësaj dite pa ndriçim

Menaxhimi i mbetjeve urbane ka dështuar edhe këtu.

Banorja: Ne i mbledhim i djegim.

Banorja: Nuk ka as kazan, ne i paguajmë të gjitha taksat dhe çfarë janë të bashkisë.

Mungesën e kanalizimeve banorët e kanë zgjidhur me gropa sizmike.

Banorja: Kosh për mbeturina nuk kemi dhe kanalizime të ujërave të zeza nuk kemi.

Banorja: Dalin ujërat nëpër rrugë.

Gjashta është fshati më i afërt me Sarandën, por banorët nuk marrin shërbime për të cilat paguajnë taksat në institucionin e drejtuar nga Adrian Gurma.