E pabesueshme, shefi i 'Zalando', tërhiqet për t'i dhënë përparësi karrierës së gruas së tij
Njëri prej shefave ekzekutivë të faqes më të madhe të modës në internet në Evropë ka bërë të ditur se do të tërhiqet nga detyra, për t’i dhënë hapësirë gruas së tij për karrierë.
Rubin Ritter ka qenë bashkë-shef ekzekutiv i Zalando që nga viti 2010. Kompania, e cila nisi si start-up me qendër në Berlin 12 vjet më parë, sot ka 36 milionë konsumatorë dhe regjistroi të ardhura prej 1.85 miliardë euro tremujorin e fundit.
"Gruaja ime dhe unë kemi rënë dakord që për vitet e ardhshme, ambiciet e saj profesionale duhet të marrin përparësi. Unë dua t'i kushtoj më shumë kohë familjes time në rritje. Pas më shumë se 11 vitesh të mahnitshme ku Zalando ka qenë përparësia ime, unë mendoj se është koha t'i jap jetës time një drejtim të ri"- tha Ritter në një deklaratë.
Kompania nuk pranoi të përmendte gruan e Z. Ritter ose profesionin e saj. Por thuhej se çifti kishte një fëmijë dhe prisnin një tjetër në fillim të vitit 2021, shkruan CNN
e.p/oranews