Dashuria që mposhti Covid-19, historia e lumtur e çiftit 90-vjeçar
Dorë për dore edhe në shtratin e spitalit. Kjo është fotografia e Landi dhe Livia Arrighini, 93 dhe 88 vjeç nga Prato, të dy të shtruar pas infektimit me Covid-19.
"Kur infermierët më dërguan foton e babait dhe nënës duke shtrënguar duart, ishte me të vërtetë emocionuese, pothuajse nuk e besova. Është prova që prindërit tanë kanë një temperament shumë të fortë dhe një dashuri të madhe për njëri-tjetrin”, ka thënë djali i çiftit Andrea Arrigo për "La Nazione".
Një dashuri kjo që mposht edhe Koronavirusin.
Deri një muaj më parë, çifti rreth të 90-ve jetonte në shtëpinë e tyre në Prato. Derisa Ivo, që vuante nga zemra dhe me diabet, doli pozitiv për Covid-19 dhe u shtrua në spital.
"Situata nuk ishte aspak e mirë dhe mjekët e kishin bërë të qartë se ai nuk do të dilte i gjallë. Në vend të kësaj, ai u shërua dhe u transferua për herë të parë në Shegë ku kishte një hemorragji", tha i biri për "La Nazione", përcjell Ora News.
"Dhe ajo foto të jetë një mesazh pozitiv në një moment kaq të vështirë", shprehet Andrea Arrigo Landi për Tgcom24.

/a.r, OraNews