A do të kandidojë Michelle Obama për presidente të SHBA-së?

Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama ka thënë se gruaja e tij, Michelle, “nuk i pëlqen politika” dhe nuk do të kandidojë për presidente.

Në një intervistë për një gazetë spanjolle, ai tha me bindje se ish-Zonja e Parë nuk po planifikonte një kthim në Shtëpinë e Bardhë, si drejtuese e përgjithshme , duke shtuar se do ta “mbështeste atë në çdo gjë që i nevojitet, pavarësisht se cilat janë synimet e saja të ardhshme”

I pyetur nëse Michelle mund të kandidojë për president, ai i tha “Michelle nuk do të kandidojë për presidente. Ja u siguroj këtë. Siç e tregoj në libër, asaj nuk i pëlqen politika. Unë gjithmonë do ta mbështes në çdo gjë që i duhet, pavarësisht nga qëllimet, ashtu si ajo bëri me mua”-tha ai.

Michelle Obama mbetet një figurë e popullarizuar në mesin e demokratëve dhe në fillim të këtij viti kryesoi në një sondazh të YouGov për gruan më të admiruar në botë.