3D/ Mitraloz i komanduar nga një satelit, si u vra "babai" i bombës bërthamore iraniane
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Dhjetor 2020, 08:23
Zbulohen detaje të reja nga vrasja e shkencëtarit Iranian Mohsen Fakhrizadeh.
“Babai” i bombës bërthamore iraniane u ekzekutua me një mitraloz të komanduar nga një satelit me “inteligjencë artificiale”.
Ndërkohë që është ndërtuar edhe skema në 3D e vrasjes së arkitektit të bombës bërthamore, që ekzekutohet në momentin që autokolona futet në rrethrrotullim.
Goditja fatale Mohsen Fakhrizadeh i vjen nga një mitraloz që ishte montuar në një kamion që qëndronte i ndaluar pranë rrethrrotullimit ku do kalonte autokolona e tij.

Mohsen Fakhrizadeh u vra në 27 nëntor.
/a.r, OraNews