"Do të keni kaq shumë sa nuk do dini çfarë të bëni me to" biznesmeni tallet me vaksinën anti-Covid

Në një intervistë me CEO-në e Springer,  shefi i Tesla Elon Musk tha me humor se do të ketë aq shumë vaksina sa nuk do të dini çfarë të bëni me to.

"Deri në verë do të keni kaq shumë vaksinë sa nuk dini as çfarë të bëni me to"- thotë ai për  Dopfner.

Deri më tani, tre vaksina të ndryshme kanë treguar rezultate premtuese. Në nëntor, Pfizer ishte i pari që njoftoi se vaksina e saj parandaloi me sukses COVID-19 në provat klinike dhe kompania ka paraqitur kërkesë për autorizimin urgjent të FDA , i cili mund të jepet që në 10 dhjetor.

Moderna dhe AstraZeneca po ndjekin gjithashtu këtë proces.

Më 10 dhjetor, një takim i komitetit këshillues të FDA do të transmetohet dhe komiteti do të bëjë një rekomandim në lidhje me vaksinën.