I zhgënjyer nga rezultati në zgjedhjet e djeshme, jep dorëheqjen kryeministri rumun

Kryeministri i Rumanisë, Ludovic Orban ka dhënë dorëheqjen pas një humbje të ngushtë zgjedhore ndaj populistëve.

Orban, lideri i qendrës së djathtë i Partisë Nacionale-Liberale, lajmëroi dorëheqjen e tij pas zhgënjimit që pësoi në zgjedhje.

Që prej ditës së dielë kur edhe u votua, janë numëruar rreth 95% të votave, prej të cilave Social Demokratët kanë marrë 30% të votave, teorikisht të pamjaftueshme për të marrë pushtetin.


Ludovic Orban tha se bisedimet për koalicion me social-demokratët nuk do të zhvilloheshin, por ai nuk dha një shpjegim të qartë se si partia e tij shpresonte të arrinte një shumicë të re qeverisëse në parlamentin dydhomësh me 465 vende.

Orban ka qenë në krye të qeverisë për pak më shumë se një vit dhe është një nga pesë kryeministrat që Rumania ka pasur në kaq vite.

Ai u emërua kryeministër pas rënies së qeverisë Social Demokrate, e cila ishte kritikuar ashpër nga BE për ndërhyrjen e saj në gjyqësor dhe për skandalet e korrupsionit.

Vetëm 33% e votuesve rumunë shkuan në qendrat e votimit të dielën, krahasuar me gati 39.5% në 2016. Vëzhguesit fajësuan për pjesëmarrjen historikisht të ulët, frikën e votuesve për COVID-19, por edhe te zhgënjimi i përgjithshëm me klasën politike të Rumanisë.