Britanikët do të pajisen me kartë imuniteti Covid, ja çfarë funksioni do të ketë ajo
Pas vaksinimit për Covid të gjithë britanikët do të pajisen me një kartë indetiteti Covid, e cila në të vërtetë do të jetë një dokument zyrtar që konfirmon se janë vaksinuar.
Karta do të tregojë emrin dhe mbiemrin e marrësit të vaksinës, llojin e vaksinës që mori si dhe datën e imunizimit.
Punëtorët shëndetësorë në Mbretërinë e Bashkuar janë përgatitur për fillimin e vaksinimit masiv. Britanikët do të marrin dozat e para të vaksinës, të zhvilluara nga kompanitë farmaceutike BioNTech dhe Pfizer, sot në 8 dhjetor.
Vaksinimi do të fillojë vetëm shtatë ditë pasi vendi u bë i pari që miratoi zyrtarisht përdorimin e vaksinës Covid.
Si fillim vaksina do t'u jepet njerëzve mbi moshën 80 vjeç, punonjësve të kujdesit shëndetësor dhe stafit të shtëpive të pleqve në rreth 50 spitale në të gjithë Anglinë.