Administrata Trump mohon të ketë refuzuar ofertën për të blerë miliona doza të tjera të vaksinës së Pfizer
Administrata e udhëhequr nga Donald Trump kishte refuzuar një mundësi disa muaj më parë për të blerë miliona doza shtesë të vaksinës së Covid të Pfizer.
New York Times njoftoi se Pfizer kishte bërë ofertën për të shitur doza shtesë të qeverisë amerikane në fund të verës, mirëpo administrata e Trump e refuzoi atë.
Vaksina e Pfizer, një nga pretendentët kryesorë të vaksinës për COVID-19, pritet të miratohet nga një panel i shkencëtarëve të Administratës së Ushqimit dhe Barnave që këtë javë.
Gjithsesi, siç shkruan CNN, zyrtarët e administratës Trump mohuan të hënën se ata refuzuan një mundësi për të blerë më shumë doza të vaksinës Pfizer muaj më parë.
Anëtarët e lartë të Operacionit Warp Speed të administratës Trump folën rreth çështjes në një thirrje me gazetarët.
Një zyrtar i lartë i administratës i cili nuk dëshironte të identifikohej tha se administrata është “në mes të një negocimi tani” dhe nuk mund të flasë publikisht për këtë.
“Por ne ndjehemi absolutisht të sigurt se do të ketë një numër të mjaftueshëm të dozave për të vaksinuar të gjithë amerikanët që dëshirojnë para fundit të tremujorit të dytë të vitit 2021”- ka thënë zyrtari.