Goditën me mjete të forta dhe mjete prerëse 3 shtetas, vihen në pranga autorët e dyshuar të ngjarjes
Tre shtetas shqiptarë janë arrestuar në flagrancë nën akuzën për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manzë arrestuan:
A. K., 36 vjeç, banues në Ishëm
Xh. K., 21 vjeç, banues në Ishëm
R.(G). A., 34 vjeç, banues në Sukth.
Në njoftimin e policisë thuhet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, rreth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme, në ambientet e lokalit në pronësi të shtetasit Sh. I., dyshohet se kanë goditur me mjete të forta shtetasit D.(P). K., 55 vjeç dhe S. A., 62 vjeç, ndërsa shtetasi R.(G). A. ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin E. K., 33 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë edhe shtetasi Sh. I., 31 vjeç, banues në Ishëm (pronari i lokalit ku ka ndodhur ngjarja) pasi nuk ka njoftuar Policinë për konfliktin e ndodhur në ambientet e lokalit të tij. \
Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë i është vendosur masë administrative 1.000.000 lekë, pasi nuk ka respektuar orarin e vendosur për mbylljen e aktivitetit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.