Raste të shtuara me Covid-19 në Vlorë, ja harta e institucioneve të prekura

Pasditen e djeshme Ministria e Shëndetësisë publikoi të dhënat e 24 orëve të fundit lidhur me pandeminë në vend. Tirana vijon të jetë qarku më i godiotur, ndërsa nga 840 raste të reja me Covid-19, 375 prej tyre ishin në kryeqytet.

Por mes qarqeve më të prekur është edhe Vlora.

Sipas asaj që raporton gazetari i Ora News nga ky qytet, Edi Ruçi, në 42 rastet e konfirmuara bëjnë pjesë mësuesë, infermierë, pedagog,s tudentë dhe punonjës të tjerë të institucioneve në këtë qytet.

Rastet e reja në Vlorë:

4 mësues , 3 prej të cilëve në fshat dhe 1 në qytet. 

Tre infermierë pranë Qendra Shëndetësore Vranisht dhe Qëndra Shëndetësore nr.1.

2 Edukatore Kopshti nr.3 dhe 1 Edukatore Kopshti fshati Tre vllazër.

Raste të konfirmuara edhe pranë Policisë Vlorë, 1 rast pranë Sigurimeve Shoqërore, 1 rast pedagog pranë Universitetit të Vlorës dhe një student.

1 rast pranë Kadastrës, tjetër rast në bazën e Pashalimanit dhe 1 nxënës në shkollë publike.

Raste e tjera janë raste kontakti në sektorin privat dhe pensionistë.

Lexo edhe:

Vijon situata e rënduar në vend nga Covid 19: 840 raste të reja dhe 16 viktima në 24 orë

/a.r, OraNews