Aksident në Durrës, dy kamionë bëjnë sanduiç veturën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Dhjetor 2020, 09:30
Një aksident i trefishtë ka ndodhur para pak minutash në aksin rrugor Durrës-Plepa.
Siç mëson Ora News, në aksident janë përfshirë tre automjete, 2 kamionë dhe një veturë.
Fatmirësisht, nga aksidenti nuk ka dëme në njerëz por vetëm materiale.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.