Aksidenti tragjik në Kamëz, kush janë dy shoqet e përfshira? Njëra humbi jetën, tjetra pas hekurave
Mbrëmjen e djeshme, Ora News publikoi pamjet e aksidentit të rëndë ndodhur ditën e shtunë në Kamëz.
Në videon në fjalë shihej momenti kur makina Smart, në timonin e së cilës ndodhej 19-vjeçarja Deni Doku, i del para një makine Benz që vinte në kahun e kundërt të rrugës.
Përplasja është tepër e fortë.
Makina e vogël në të cilën udhëtonte Doku së bashku me 22-vjeçaren Alida S. bën një rrotullim thuajse 360 gradë, duke u përplasur edhe me një automjet që po vinte nga pas.
Dy vajzat mbetën fillimisht të plagosura, në gjendje më të rëndë e reja 22-vjeçare, e cila fatkeqësisht dje humbi jetën në spital.
Siç raportuam edhe ditën e djeshme, drejtuesja e automjetit, Deni Doku është arrestuar nga policia veprën penale “Shkelja e rregullave të Qarkullimit Rrugor”.
Ndërkohë nuk kanë munguar edhe dedikimet mes të dyjave në rrjetet sociale.