Zhaklina Peto rikthehet në garë për Gjykatën Kushtetuese

Gjykata Administrative e Apelit rikthen në garë Zhaklina Peton.

Kandidatja për anëtare në Gjykatën Kushtetuese kishte ankimuar vendimin e KED që e skualifikonte nga gara.

Për gjyqtarin tjetër të skualifikuar, Shaqir Hasani vendimi pritet të jepet në orën 14:30

Ndërsa pak ditë më parë u rrëzua kërkesa e Eugen Papandilës.

Pas marrjes së këtij vendimi, faza tjetër është intervistimi i kandidatëve të kualifikuar dhe renditja e tyre, ku kreu i shtetit, Ilir Meta mund të dekretojë vetëm një nga emrat në listë.