Elbasan, dy pika shi e bëjnë baltë "Mëhallën e Madhe"

Pak shi ka mjaftuar që rrugët e brendshme të lagjes “Mëhallë e madhe” në Elbasan të ktheheshin në pellgje uji dhe balte. Banorë e shoferë që duhet të kalojnë çdo ditë thonë se kryebashkiaku Gledian Llatja nuk ka ndryshuar asgjë nga gjendja që vazhdon të jetë e njëjtë prej 25 vitesh.

Kjo ishte pamja e rrugëve të brendshme të lagjes “Mëhallë e Madhe” në Elbasan.

Mjaftuan reshjet e para të dimrit me intensitet të ulët gjatë natës për ta vënë bllokun e banimit nën pushtetin e baltës.

Ato që në ditët me diell janë gropa, ishin kthyer në pellgje uji.

Misioni është të dalin në asfaltin përtej lagjes pa lagur këmbët.

Shoferët duhet të bëjnë zig-zage për të shmangur gropat.

Në ditët me reshje të vazhdueshme shiu, banorët thonë se uji mbulon gjithë rrugën.

"Kaloj anash."

Torturë që nuk mbaron prej vitesh për të madh e të vogël.

"Ka 20 vjet që nuk është vënë dorë fare."

Dëshmi e premtimeve të pambajtura nga bashkia Elbasan dhe kryetarit Gledian Llatja, që mori karriken pa garë e premtoi ndryshim, e cilësojnë banorët.

"Çdo katër vjet që ka votime, vijnë dhe bëjnë premtime por premtime nuk mbajnë."

25 vite taksa e premtime elektorale që çdo dimër i mbulon balta.

"Kam 12 vjet në këtë lagje dhe kështu ka qenë, asnjëherë nuk është rregulluar."

https://youtu.be/83cwGlRYzD0