FOTO/ Yuri Kim i përvishet punëve, vjel ullinj dhe pi raki
Fundjavë ndryshe për ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.
Teksa i ka vendosur politikës shqiptare një datë finale: "Gjykatë Kushtetuese funksionale brenda vitit", diplomatja amerikane ka zgjedhur të vizitojë një familje gjatë vjeljes së ullinjve.
“Përgjatë rrugës, u ulëm për kafe dhe raki e biseduam për shpresat, por edhe shqetësimet e njerëzve të thjeshtë shqiptarë dhe mbi jetën në fshat. Unë ju shpjegova se çfarë po bëjnë Shtetet e Bashkuara për të mbështetur drejtësinë dhe reforma të tjera, të cilat janë të nevojshme për të përmirësuar jetën e të gjithë shqiptarëve, jo vetëm të atyre në krye", u tha Kim mikpritësve të saj.
"Ambasadorja Yuri Kim u ftua këtë fundjavë nga familja shqiptare Hidri për të parë nga afër vjeljen e ullinjve dhe për të vizituar në fshat fermën ku njerëzit shkojnë me çantat e tyre me ullinj për t’i shtypur në vaj.
Ambasadorja shkroi, “përgjatë rrugës, u ulëm për kafe dhe raki e biseduam për shpresat, por edhe shqetësimet e njerëzve të thjeshtë shqiptarë dhe mbi jetën në fshat. Unë ju shpjegova se çfarë po bëjnë Shtetet e Bashkuara për të mbështetur drejtësinë dhe reforma të tjera, të cilat janë të nevojshme për të përmirësuar jetën e të gjithë shqiptarëve, jo vetëm të atyre në krye. E mbyllëm me një shkëmbim shumë të ëmbël dhuratash. Unë e di që shqiptarët asnjëherë nuk shkojnë në shtëpinë e dikujt duarbosh, prandaj kisha marrë me vete një shishe verë amerikane dhe disa maska për familjen, ndërsa Xhuljani dhe prindërit e tij me bujari më dhanë nga vaji i mrekullueshëm i ullirit dhe rakia që ata prodhojnë. Faleminderit familja Hidri për mikpritjen dhe që ndatë mendimet tuaja! Shpresoj t’ju shoh sërish së shpejti”, shkruan ambasada amerikane në postimin e saj.
Gjatë vizitës së saj, Kim shoqërohej edhe nga ambasadorja e Suedisë në vendin tonë, Elsa Hastad.
/a.r, OraNews