Tirana-Partizani, Tufa: Ja pse ishte derbi më i shëmtuar
Derbi i kryeqytetit, Tirana-Partizani, i luajtur ditën e premte dhe i mbyllur në barazim pa gola, ka qenë tema kryesore e diskutimit mbrëmjen e sotme në “Ora Sport” në RTV Ora.
Për gazetarin e mirënjohur sportiv, Bashkim Tufa, panelist i përjavshëm në emision, ky ka qenë edhe derbi më i shëmtuar.
Mes faktorëve që rënditi Tufa ishte edhe fusha skandaloze e stadiumit “Air Albania”.
Bashkim Tufa: Unë do thoja… Unë kam parë derbin më të shëmtuar. Nga 159 ky ka qenë derbi më i shëmtuar. Pse ishte? Këto vitet e fundit, në të vërtetë ka munguar ajo cilësia, loja e bukur por ka qenë prezent dekori, kanë qenë prezentë tifozët, ajo ka qenë gjëja më e bukur dhe u kalonte derbi. Kurse kësaj rradhe ishte ajo që dukej hapur: shkallët e boshatisura, frikë e tmerrshme për të mos humbur. Tek e fundit u luajt në një fushë skandaloze. Ti mbledhësh të gjitha është ajo që them unë: derbi më i shëmtuar.
Lexo edhe:
“Paqe” në derbin e kryeqytetit
VIDEO/ Kushtoi 75 mln euro, tapeti i “Air Albania” si fushë me patate