VIDEO/ Liverpool bën detyrën dhe i bashkohet Tottenhamit në krye

Liverpool i papërmbajtshëm përballë Wolves.

Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp fitoi 4-0 në ndeshjen e mbrëmjes së sotme, e vlefshme për javën e 11 në Premier League.

Serinë e pokerit e hapit Mohammed Salah në minutën e 24 për të vazhduar në pjesën e dytë me Wijnaldum (’58),  Matip (’67) dhe autogoli i Semedo në minutën ’78.

Me këtë fitore Liverpool i bashkohet Tottenham në krye të rënditjes me 24 pikë, por me golavarazh më të keq se “Gjelat”.

Nga ana tjetër, Wolves ndalet në kuotën e 17 pikëve në vend të 10.

Përmbledhja e ndeshjes: