Derbi Tirana-Partizani, Pinari: Daja është sekreti i të kuqve

Partizani ka shfaqur simptomat e një ekipi pretendent, por testi i vërtetë për të kuqtë do të jetë derbi kryeqytetas.

Luan Pinari i cili si futbollist ka provuar të veshë fanellën e të treja ekipeve të kryeqytetit, por lidhje më të fortë e ka me Partizanin. I shikon të kuqtë të avantazhuar në derbi.

"Derbi vjen si gjithmonë ku një ekip është më i fortë dhe një ekip ndoshta ka probleme. Prandaj derbi është i bukur dhe i paparashikueshëm. Shikoj një Partizan më stabël dhe pak më të mirë. Stabël në mënyrën e lojës dhe nga kjo pjesë ndoshta mund të jetë më favorit se sa Tirana po të flasim me anën teknike apo edhe të paraqitjes në fushën e lojës. Tirana ka problematikat e veta me ndërrimin e trajnerit, akoma nuk janë stabilizuar me tranerin e ri, por gjithsesi ndoshta i bën mirë kjo ndeshje për ta mbledhur ekipin e Tiranës."

Lëvizje e vetme në merkato ka qenë trajneri Ilir Daja dhe Pinari beson se ai është çelësi i suksesit.

Pinari ndalet edhe tek Tirana, ndërsa beson se shkak për këtë ecuri negative janë lëvizjet e nxituara në merkato.

Partizani është ekipi më në formë i superiores me 10 pikë në 5 javët e para, me një golavarazh për tu admiruar 10 të shënuar 2 të pësuar.