Formula 2/ Mick Schumacher kampion për 2020-ën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Dhjetor 2020, 17:19
Një titull botëror kthehet në duart e familjes Schumacher.
Mick Schumacher, djali i legjendës Michael Schumacher, është kampion i Formula 2 për 2020-ën.
“Jam pa fjalë, falenderoj të gjithë”, u shpreh Schumacher në komunikimin në radio me skuadrën pas përfundimit të garës.
Piloti i datëlindjes 1999 është gati të debutojë në Formula 1 me skuderinë Hass.