Vdekja e Maradonës, hetimet fajësojnë mjekët: Neglizhencë totale
Hetimet për vdekjen e Diego Armando Maradona vazhdojnë në Argjentinë.
Gazeta “La Nacion” ka botuar përfundimet e para të hetimit nga Prokuroria e San Isidro, ku ndër të tjera thuhet: "Sjellje fajtore e mjekëve, neglizhencë serioze" .
Kjo bën që prokuroria të nisë hetimet për akuzën e “vrasjes pa dashje”.
Sipas raportit, Maradona "nuk u monitorua dhe iu nënshtrua mbikëqyrjes së vazhdueshme mjekësore siç duhej të kërkonte gjendja e tij".
Shumica e përgjegjësive rëndojnë mbi Leopoldo Luque, i mjeku personal i legjendës argjentinase.
Për më tepër, ishte gjithmonë Luque, me drejtorin mjekësor të klinikës Olivos, i cili nënshkroi letrën e largimit pavarësisht sugjerimit të Swiss Medical për të vazhduar me trajtimin psikiatrik, klinik dhe rehabilitues në një institucion ad-hoc.
Në vend të kësaj, Maradona u kthye në shtëpi dhe ndihma e tij "ndodhi në çorganizim total" raporton raporti.
Aq sa Luque u bind që të pushonte nga puna infermieren e parë Gisela Madrid, të cilën Maradona nuk e donte.
Sipas raportit, një pacient duhet "të trajtohet sipas praktikës edhe kundër vullnetit të tij".
Hetimi e përcakton Luque si "të dashuruar me Pibe dhe që donte të hynte në histori si mjeku që kishte shpëtuar Maradonën, i cili kishte besim të verbër tek ai".
Mjeku personal i Maradonës do të hetohet në gjendje të lirë.
Diego Armando Maradona u nda nga jeta më 25 nëntor, në moshën 60-vjeçare.