Vijojnë shifrat e larta në Kosovë/ 555 raste të reja me Covid dhe 14 viktima në 24 orë

Vijojnë të jenë të larta shifrat e infektimeve dhe vdekjeve si pasojë e Covid-19 në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se në 24 orët e fundit janë regjistruar 555 raste të reja me Koronavirus, ndërsa 14 pacientë kanë ndërruar jetë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve të reja

komuna Prishtinës 327 raste, Lipjan 32 raste, Fushë-Kosovë 27 raste, Mitrovicë 23 raste, Obiliq 21 raste, Prizren 21 raste, Podujevë 20 raste, Vushtrri 15 raste, Drenas 14 raste, Malishevë 12 raste, Suharekë 12 raste, Gjilan 7 raste, Graçanicë 4 raste, Kaçanik 4 raste, Gjakovë 3 raste, Skenderaj 3 raste, Ferizaj 2 raste, Istog 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga 1 rast Kamenicë, Klinë, Pejë dhe Shtime.

Sipas IKSHPK-së, në 24 orët e fundit janë kryer 1340 testime ndërsa 324 persona kanë fituar betejën me virusin.

Nga nisja e pandemisë numri total i infektimeve arrin në 40,672 raste ndërsa ai i vdekjeve në 1.040.