"Hyri si klient, ia rrëmbeu nga dora varëset shitëses dhe iku", lihen në burg grabitësit e argjendarisë

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg dy vëllezërit Arlind dhe Arvid Spahija. Të dy të rinjtë kanë grabitur në një argjendari bizhuteri me vlerë 8 milionë lekë të vjetra. Dy vëllezërve në banesë iu gjet edhe lëndë narkotike kokainë.

Sipas hetimeve dy vëllezërit kanë ruajtur për tre ditë argjendarinë në rrugën "Muhamet Gjollesha"dhe njëri prej tyre ka shkuar si klient.

Teksa e ka pyetur shitësen për llojet e ndryshme të varseve ia ka marrë nga dora dhe ka vrapuar. Varset e marra kishin vlerë rreth 8 milionë lekë të vjetra.

LEXO EDHE: Vodhën 8 mln lekë bizhuteri në një argjendari, arrestohen dy vëllezërit më Tiranë