Elvis Hoxha: Partitë e vjetra në Kosovë duan pushtet pa votë, zgjedhjet mund të bëhen

Partia AAK në Kosovë insiston që kandidatura për shtetarin e ardhshëm të jetë z.Ramush Haradinaj.  Në një lidhje direkte në Skype për Ora News anëtari i i kryesisë dhe aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje Elvis Hoxha në lidhje me këtë çështje tha se partitë e vjetra në Kosovë duan pushtet pa votë.

Elvis Hoxha për Ora News: Çdo njeri që ndjek politikën e Kosovës e ka parasysh që në 2017 ka filluan që ato parti që sot quhen parti të regjimit të vjetër bëjnë ç'është e mundur që me pak legjitimitet të ndërtojnë legalitete. Është Ramush Haradinaj që me përqindjen e tij të vogël arriti të ishte kryeministër. Ishte po ai që e provoi që me një qeveri me një legjitimet jashtëzakonisht të ulët ka dhe jetëgjatësinë shumë të ulët.  Deviza e këtyre partive është të largojnë zgjedhjet. Sa më shumë ti shtyjnë zgjedhjet. Edhe fakti i Covid i hyn në punë për të shtyrë zgjedhjet. Zgjedhjet në Podujevë treguan që zgjedhje mund të bëhen dhe treguan  preferencat e elektoratit këtej e tutje. Gjithë përpjekja e partive është të kapin pushtetet nominale të cilat nuk kanë më lidhje me elektoratin apo me zgjedhjet. Ekziston pozita e Presidentit ose siç ishte qeveria e paligjshme e Hotit, pse mos të realizojmë një qeverisje pavarësisht ca legjitimiteti ka pavarësisht cili e drejton. Ajo qeveri nuk ka as shumicën e pakët që mund të jetë 60+1.

Intervistoi Matilda Mcini, përgatiti për online E.P