Plumba në sy të fëmijëve, 43-vjeçari plagoset nga fqinji për sherret e pronësisë në Balldre

Konfliktet e pronësisë rrezikuan të prodhojnë tragjedi në Balldre të Lezhës. Një 43- vjeçar u sulmua me armë zjarri nga fqinji teksa po dërgonte tre fëmijët në shkollë. Autori, u vu në pranga dy orë pas ngjarjes.

Tre fëmijë ndodheshin në këtë makinë kur ndaj saj u qëllua të paktën 2 herë me armë zjarri.

Objektivi ishte babai i tyre, 43-vjeçari Hilë Gjini, banor i Balldrenit, i cili mbeti i plagosur.

Ai po dërgonte fëmijët në shkollë kur bashkëfshatari Gjergj Gjini i kishte zënë pritë disa metra larg derës së shtëpisë.

69-vjeçar i ka prerë rrugën dhe ka qëlluar drejt makinës me një pushkë.

Nga të shtënat 43-vjeçari ka marrë dy plumba në këmbë, ndërsa fëmijët pësuan traumë por fatmirësisht nuk u lënduan.

Hilë Gjini mbeti në makinë për të paktën 30 minuta deri në mbërritjen e ambulancës që e dërgoi në Spitalin rajonal, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autori u largua me shpejtësi nga vendngjarja, ndërsa u vu në pranga rreth 2 orë më pas në rrethinat e fshatit Balldre nga Policia e Lezhës falë edhe ndihmës së banorëve të zonës.

Konflikti për pronën

Dyshimet janë se plumbat që desh prodhuan tragjedi kanë si motiv një konflikt pronësie mes dy familjeve që banojnë rreth 300 metra larg njëra-tjetrës.

Hilë Gjini

Policia mori në pyetje familjarë të dy burrave për të zbuluar rrënjët e konfliktit dhe zbardhur shkaqet.

43-vjeçari Hilë Gjini nuk njihej si përson problematik, teksa nga viti 2011 deri në 2015-tën ka qenë këshilltar komunal në Balldre nën siglën e Partisë së Gjelbër, e cila në atë kohë ka ishte në koalicion me Partinë Socialiste.

LEXO EDHE: Atentati ndaj Hilë Gjinit në Lezhë/ Arrestohet autori, policia hedh dyshimet e para

https://youtu.be/1-WKiWy0W68