Vlonjati me Covid tenton të kalojë drejt Greqisë, gjobitet 700 mijë lekë

Në një kohë kur infektimet me koronavirus po rriten ditë pas ditë, ende ka qytetarë që neglizhojnë dhe shkelin rregullat në fuqi kundër përhapjes së virusit vdekjeprurës.

Një 63-vjeçar nga Vlora u vu nën hetim dhe u gjobit, pasi tentoi të kalojë në pikën kufitare të Kakavijës drejt Greqisë, në një kohë kur ishte në dijeni se ishte i prekur me SARS-COV 2.

Ndaj tij është vendosur edhe masa administrative në vlerën 700.000  lekë.

Përgjigja negative për koronavirus është kusht për të lëvizur drejt Greqisë, ku udhëtarët i nënshtrohen në kufi edhe një testi të shpejtë.