Vlora shënon numrin më të lartë të rasteve të reja, shkollat dhe administrata vatër Covidi

Vlora ka shënuar ditën e djeshme (e dielë) numrin më të lartë të rasteve të reja me Covid-19.

Me plot  59 raste pozitive, qyteti bregdetar ka një shpërndarje gjeografike në të gjitha shtresat dhe sektorët.

Vatër aktive e Covid-19 mbeten shkollat, administratat, si dhe sektori i punësimit privat.

Statistikat:

-Shtëpia e Foshnjës 3 raste;

-Gjykata e Apelit 2 raste;

-Shkollat qytetit 5 mësues;

-Një shkollë fshati 1 rast;

-Ujësjellësi 1 rast;

-Bashkia e Vlorës 1 rast;

-Drejtoria e Shërbimeve Publike 1 rast;

-Universiteti i Vlorës 1 rast (student);

-Një shkollë e mesme 1 rast (nxënës);

-Qendrat shëndetësore 4 infermierë;

-Baza Ushtarake e Pashalimanit një rast;

-Policia e Shtetit dy raste.

Sakaq të prekurit e tjerë janë nga sektori privat, pensionistët apo raste kontakti.