Ezaurohen shtretërit në "Shefqet Ndroqi" dy të sëmurë me covid presin në ambulancë t'u vijë radha
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Nëntor 2020, 13:10
Në spitalin Covid-2 “Shefqet Ndroqi” sot në mesditë dy autoambulanca me dy të sëmurë, ishin në pritje për tu liruar shtretërit.
Gazetari i Ora News, Besar Bajraktaraj informon se të 200 shtretërit që ka ky spital janë ezauruar dhe ambulancat janë në pritje për lirimin e shtretërve.
Ndërkohë me sy të lirë sheh dhe shumë familjarë që sjellin ushqime për njerëzit e tyre.
Një ngjarje e rëndë u shënua sërish sot në këtë spital. Një tjetër pacient u hodh nga spitali pak pas mesnate, duke ndërruar jetë. Policia tha se kishim të bënim me vetëvrasje.