Elbasani në shifra alarmante Më shumë se 10 mijë të papunë, fluks kërkesash në Zyrën e Punësimit

“Kam shkuar te Zyra e Punësimit dhe asnjë lloj kërkese. Na kanë nxjerrë shumë pengesa.”

Ky është një nga 10.904 personat e papunë në qarkun e Elbasanit.

Referuar shifrave zyrtare rezulton që në qarkun e Elbasanit për vitin 2020 janë rreth 1800 persona të papunë, krahasuar me vitin 2019.

Si ky qytetar çdo ditë në zyrën e punës në Elbasan paraqiten shumë të tjerë.

Një pjesë punojnë edhe në të zezë, për të siguruar përditshmërinë, në pritje të një pune të siguruar

“Punë s’kemi. Punojmë në të zezë, kur kapim një herë në javë, 3-4 herë në muaj. Te firma na thonë që nuk ka punë. Firmosim dhe na sjellin sërish këtu.”

Rritje të papunësisë kanë patur të gjitha bashkitë e qarkut Elbasan, Gramshi, Librazhdi dhe Peqini.

Një ndër shkaqet është edhe situata pandemike që ka prekur shumë sektorë.

Statistika:

-Bashkia Elbasan 1155 të papunë më shumë sesa në 2019;

-Gramsh 101 të papunë më shumë sesa në 2019;

-Librazhd 530 të papunë më shumë sesa në 2019;

-Peqin 8 të papunë më shumë sesa në 2019.

Zyra e punës në Elbasan deklaron 1461 vende të lira të hapura që prej shtatorit të ketij, nga të cilat 78% janë në zejtari, 5% janë specialistë të arsimit të lartë, 5% punonjës në industri dhe 10% profesione elementare për vitin 2020. Por, specialistët thonë se për to nuk ka kërkesë nga qytetarët.

https://youtu.be/bwotp-sl3LM