Hetuesit e BKH-së, mbyllet procesi i deklarimit të pasurisë për kandidatët
Përfundon procesi i deklarimit të formularëve të pasurisë për 35 kandidatët e kualifikuar si agjentë të BKH-së.
Deklaratat janë dorëzuar nga kandidatët me email Komisionit të Byrosë Kombëtarë të Hetimit.
Do të jenë anëtarët e Komisionit do të verifikojnë pasuritë e tyre dhe të familjarëve të tyre.
Bëhet me dije se kandidatët të gjithë kanë pasur ekperienca të mëparshme në institucionin e Policisë së Shtetit.
E gjithë procedura është në mbikqyrjen e ekpertëve të ardhur nga SHBA, që kanë përpiluar të gjithë raportet dhe masat që duhet të merren nga BKH për përzgjedhjen e kandidatëve.
35 kandidatët do ta bëjnë deklarimin e tyre online, ndërkohë që iu është lënë një afat që të dorëzojnë dokumentacionin e shkruar. Deklaratat e pasurisë së tyre do të verifikohen nga një komision në të gjitha institucionet, pra ngjashëm me Vettingun.
Mësohet se tre prej tyre nuk i kanë dorëzuar dokumentat e kërkuara online, ndërkohë që nuk dihen arsyet dhe se si do të procedohet me ta.
Faza finale është testi i Poligrafit ose ndryshe makina e së vërtetës, që do bëhet nga anëtarë të SHÇBA-së, kreu i SPAK-ut dhe anëtarët e Komisionit.
Ndërkohë, për vakancat për plotësimin e 60 hetuesve të BKH-së, gara pritet që të rihapet sërish në fillim të vitit 2021. Është vendosur që të trajnohen për një periudhë tre mujore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.