“Lulëzon” tregu i zi i armëve, kapet 47-vjeçari nga Kukësi që shiste granata e tritol

Tregu i zi i armëve të zjarrit dhe municioneve duket se është në lulëzim.Një-47 vjeçar u kap në Durrës në tëntativë për të shitur triol e granata, ndërsa në banesën e tij në Kukës kishte një arsenal armatimesh. Tre raste të ngjashme janë shënuar vetëm për nëntorin, ndërsa ngjarjet kriminale me përdorimin e eksplozivit gjithashtu kanë shënuar rritje.

Një 47 vjeçar nga Kukësi, me banim në Tiranë kishte krijuar një arsenal armësh e armatimesh të cilat tentonte i shiste.

Nazif Kolgjini u kap në Durrës teksa udhëtonte në makinë me 16 kallëpe tritol dhe 10 kapsolla detonatore.

Kontrollet u shtrinë në Kukës, ku në banesën e 47 vjeçarit u gjetën edhe
1 armë zjarri, 3.5 kallepë tritol, 20 granata ofensive dhe 20 ndezësa.

Ndaj 47-vjeçarit policia mori masën e arrestit, ndërsa burimet thonë se hetimet janë përqëndruar për të zbuluar prejardhjen e municioneve dhe blerësit e interesuar.

Detaje në këtë drejtim pritet të zbardhen nga dëshmia e Nazif Kolgjinit në Policinë e Durrësit.

Njëherësh, blutë thonë se po gjumojnë edhe për persona të tjerë të përfshirë në tregun e zi të armëve e municioneve në Shqipëri.

Ky është operacioni i tretë vetëm për nentorin ku në Durrës, goditen tentativa të trafikimit dhe shitjes së armëve të zjarrit dhe lëndëve eksplozive.

Më 6 nëntori u sekuestrua 1 mitraloz, 1 kallashnikov, municion luftarak, 2 automjete, aparate celularë dhe një sasi lëndë narkotike, ndërsa u vunë në pranga dy persona me precedentë penalë.

Pak ditë më vonë u kap 1 armë zjarri automatik, 2 kallëp tritoli, 6 karikator dhe municion luftarak, ndërsa u arrestua një 33 vjeçar që tentoi ti shiste.

Ndërkohë edhe ngjarjet kriminale me përdorimin e eksplozivit kanë shënuar rritje muajt e fundit në vend.

https://youtu.be/l66WuIDWRBM