Lundër/ Po punonte në shtëpi, 35 vjeçari bie aksidentalisht nga kati i dytë

Një 35 vjeçar ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i banesës së tij në Lundër të Tiranës.

Sipas informacioneve, i aksidentuari i identifikuar si Armand Medani ka qenë duke punuar në momentin e aksidentit.

Ai është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës ku po merr shërbimin e nevojshëm shëndetësor.