“Do vdesim pa parë fëmijët”, nënat e emigrantëve i qajnë hallet Bashës, kryedemokrati: Prioritet i qeverisë së ardhshme
“Rreth dy vite që djali është larguar pas shumë peripecive, në fakt që për shumë vite, që i vogël, që 16 vjeç ka ndarë kohës mes shkollës, sportit të atletikës ku ishte edhe kampion në fakt, edhe punës. Erdhi momenti këto vitet e fundit që nuk përballohej më edhe tha: “do të marr rrugën.” Falë Zotit iku edhe do rregullohet atje", tha Qefsere Deliu.
Nëna, të cilat kanë fëmijët e tyre emigrantë ndanë në një takim me kryetarin e PD-së Lulzim Basha historitë e largimit të fëmijëve të tyre për një jetë më të mirë jashtë vendit.
Ato kanë kërkuar nga kryedemokrati që nesër ne qeveri të rikthejë shpresën në vend.
“Tani, zoti Basha dua të di kur do të mbarojë ky makth për ne prindërit, sidomos në këtë kohën e pandemisë, se po të mendojmë, se po të na gjejë gjë do të vdesim pa parë fëmijët tanë. Kjo është e keqja më e madhe e popullit tonë, po rrimë larg fëmijëve.”
“T’i vësh dorë që mos ikin më jashtë, të kthehen e të punojnë për Shqipërinë. Shqipëria bëhet shumë kollaj edhe shumë mirë, në rast se ka një staf që drejton mirë.”
Para nënave të emigrantëve Basha tha se qeveria e ardhëshme e ka një plan për kthimin e rinisë në Shqipëri
Basha: Detyra e qeverisë së ardhshme është që t’ua bëjë sa më të lehtë dhe sa më të pranueshëm rikthimin në vendin e tyre, dhe ky është një tjetër prioritet sa i përket rinisë në veçanti dhe mbylljes së kësaj plage të emigracionit.
Qeveria e ardhshme do të sjellë me të njëjtat përgjegjësi, siç silleni ju ndaj familjes.
Sipas kreu demokrat pengesa e vetme janë politikat e gabuara dhe dështimet e kësaj qeverie, ndaj kjo është arsyeja pse emigracioni në Shqipëri është rritur 3-4 herë më shumë sesa mesatarja e Ballkanit.