Skandali/ Shtatoret e Skënderbeut dhe Adem Jashari në Prizren shkaktojnë debate

Me rastin e 28 Nëntorit, festës së Pavarësisë dhe Flamurit, në qytetin e Prizrenit dje u përuruan dy përmendoret prej bronzi të dy prej emrave më të lavdishëm të historisë sonë kombëtare, Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe Adem Jashari.

Por shtatoret në fjalë kanë sjellë shumë kritika të ashpra në opinion pasi dy heronjtë janë sjellë në një mënyrë skandaloze.


Sipas qytetarëve, Heroi Kombëtar dhe Komandati Legjendar i UÇK nuk meritojnë vepra të tilla qesharake.

Në ditën e flamurit, ditëlindjen e komandantit Adem Jashari por edhe daljes për herë të parë në publik të UÇK-së, Kosova kujtoi dëshmorët e vendit me një seri ceremonish.

Shtatorja e bronztë e Skënderbeut u zbulua në qytetin e Prizrenit nga kryetari i kësaj komune, Mytaher Haskuka.

Në ceremoninë e inaugurimit ishte i pranishëm edhe ministri i mbrojtjes, Anton Quni, dhe deputetë të këtij qyteti. 

Ndërsa shtatorja e Adem Jjasharit u zbulua në një qendër tregtare në Prizren, financuar nga një familje e këtij qyteti.